Sondazhet e fundit për zgjedhjet parlamentare në Austri tregojnë se populli do të shprehë zhgënjimin e tij me qeverinë duke i besuar të djathtës radikale Partia e Lirisë (FPÖ) që besohet se mund të marrë rreth 26% të votës.
Austriakët shkojnë në votime më 29 shtator, teksa 183 anëtarët e parlament kërkojnë rizgjedhjen për pesë vjet të tjera.
Analisti vendas Thomas Hofer, tha se e djathta ka shfrytëzuar ndjesinë anti-stabiliment mes votuesve.
“Partia e Lirisë e ka zhvilluar mirë mesazhin e saj madje ka folur direkt me mbështetësit jo me anë të mediave”, tha Hofer.
“Mendoj se kryetari i tyre Kickl është më radikal se pararendësi, fokusi i tyre është emigracioni në vend, dhe vitet e fundit kanë qenë kufizimet dhe masat e pandemisë që kanë zemëruar elektoratin me autoritetet aktuale pasi u kontestuan ashpër këtu në Austri. Ai është gjithashtu kritik ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, si dhe ndaj politikave të klimës dhe në përgjithësi ndaj kulturës se majte liberale, ‘woke’”.
“Zoti Kickl ishte i aftë të mblidhte pa shumë përpjekje votues të zhgënjyer si nga e majta dhe e djathta , të cilët presin ndryshim të madh në politikën e Austrisë”, tha mes të tjerash analisti për rrjetin AFP.
Top Channel