Doktorët në Turqi ndajnë me sukses binjaket 11 muajshe në operacionin 14-orësh (fotot)

19/09/2024 18:06

Një skuadër prej rreth 50 profesionistësh mjekësorë në kryeqytetin turk Ankara arritën të ndajnë me sukses binjaket 11-muajshe nga Pakistani, pas një operacioni maratonë në dy faza që zgjati rreth 14 orë.

Vajzat binjake Mirha and Minal, kishin lindur në Pakistan me kokë të bashkuar. Pasi nuk gjetën dot trajtim në vend, thirrja për ndihmë e prindërve mori përgjigje nga stafi i presidentit turk Erdogan.

Kirurgu me bazë në Londër Oëase Jeelani, pranoi të drejtonte operacionin që do të zhvillohej në Turqi.

Ndërhyrja u nda në dy faza, atë paraprake dhe atë finale që u krye më 19 korrik për ndarjen e kafkës së foshnjeve.

Drejtori i spitali Dr Aziz Ahmet Surel, tha se eksperienca dhe transferimi njohurive ishte e rëndësishme për grupet e doktorëve turkë e britanikë.

“Në gjendje të bashkuar bebet kishin probleme me uljen dhe lëvizjen e gjymtyrëve, çështje që janë zgjidhur tashmë nga neurologët e terapistët tanë”, tha ai.

Dr. Ergani përshkruante planifikimin e detajuar për kirurgjinë.

“Kur i ndamë bebet, indet që mbulojnë trurin mund të ekspozoheshin dhe komplikacionet mund të dëmtonin fëmijët prandaj planifikimi ishte thelbësor”.

Familja nga Pakistani shprehte mirënjohjen e saj.

Dy prindërit Rehan Ali and Nazia Parveen, falënderonin mjekët dhe presidentin Erdogan.

Fillimisht në Pakistan atyre u ishte thënë se trajtimi nuk mund të realizohej, por doktor Jeelani në Londër pasi pa fotot mendoi të kryente ndërhyrjen.

Doktori tha për rrjetin Anadolu tha se përpjekja e Turqisë kishte dhënë rezultat: “Fëmijë në shumë vende të botës nuk mund të marrin ndihmë. Ata kontaktuan Turqinë dhe njerëzit aty pranuan t’i ndihmojne. Kemi sjellë njerez nga e gjithë bota në Ankara, për procedura komplekse, dhe me rezultate të shkëlqyeshme”.

Ai theksonte se ngjarja jepte shembullin e unitetit global.

“Kjo tregon modelin e vërtetë të sjelljes, kur fëmijët kanë nevojë bota bashkohet. Falënderoj Turqinë dhe të gjithë ata që ndihmuan në operacion, ky është një shembull sesi duhen bërë gjërat”, tha ai.

FOTO GALERI
1/2
Drejtori i spitali Dr Aziz Ahmet Surel, tha se eksperienca dhe transferimi njohurive ishte e rëndësishme për grupet e doktorëve turkë e britanikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA