Ky iluzion ka lënë të habitur dhe më fanatikët e lojrave të inteligjencës, por ju mund të keni aftësitë e nevojshme.
Nëse pikasni qenin e fshehur brenda shtatë sekondave keni shikimin e një skifteri dhe inteligjencën e një profesori, shkruan rrjeti The SUN.
Shpella shkëmbore duket e frikshme dhe vetëm ata me inteligjencë të lartë mund të zgjidhin iluzionin e gjetjes së qenit.
Megjithëse mund të duket si një imazh i zakonshëm gjëegjëza nuk është e lehtë dhe shumë persona heqin dorë pas rreth një minute, por dhe në këtë rast mos u shqetësoni pasi zgjidhja jepen në fotot e galerisë së mëposhtme.
Psikologët thonë se hulumtimi i iluzioneve optike përmirëson analizën, që ju të shihni dhe detajet e fshehura në dokumentet e kontratat që shpesh ju nxisin të nënshkruani.
Rrjeti ZenBusiness shkruan: “Skeçe të tilla janë një stërvitje e mirë mendore që ju bëjnë të mendoni me efikasitet dhe të zgjidhni problemet më me lehtësi”.
Në fotogaleri gjeni zgjidhjet dhe të tjera lojra shkathtësie …
Top Channel