Shqipëria në 5 vendet e rekomanduara, “The Independent” promovim turizmit: Për një javë, paketa pushimesh për vetëm 160 euro

18/09/2024 12:35

Mediat britanike vijojnë të rekomandojnë Shqipërinë si një destinacion ku pushohet edhe më lirë përgjatë muajit shtator.

“The Independent” përmes shkrimit të gazetarit Simon Calder sugjeron Shqipërinë sidomos në shtator kur edhe çmimet janë të përballueshme. “The Independent” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura – për të përfituar nga rënia e çmimeve të shtatorit. Ekspertët e udhëtimeve kanë zgjedhur Shqipërinë, Greqinë, Spanjën, Turqinë dhe Portugalinë si destinacionet e duhura për të udhëtuar për pushime paketat e të cilave përfshijnë fluturimin, transportin dhe akomodimin.

Media britanike e cilëson Shqipërinë një nga perlat e Evropës me plazhe të pacenuara dhe bukuri natyrore.

“Në vjeshtë një arratisje në Mesdhe do të ishte zgjedhja ideale. “Çmimet kanë filluar të bien gjatë muajit shtator, me paketat e pushimeve të disponueshme për 355 euro ose më pak”, shkruan media britanike, duke këshilluar gjithashtu se udhëtimet me avion nga Lutoni drejt Rinasit kushtojnë më pak se 36 euro. Ndërkohë një autobus nga aeroporti i Tiranës për në qytetin bregdetar më të afërt, Durrësin kushton 6 euro.

Shkrimi vijon edhe me krahasimet mes vendeve të Mesdheut, “Një paketë gjithëpërfshirëse në Turqi është e disponueshme për vetëm 60 euro në ditë, ndërkohë që në bregdetin e Shqipërisë mund të kalosh një javë me 160 euro.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA