Shpërthimet e pajisjeve të komunikimit në Liban, ministri izraelit i Mbrojtjes: Po fillon “epoka e re” e luftës

18/09/2024 20:40

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant deklaroi këtë të mërkurë se po fillon “epoka e re” e luftës, pas shpërthimeve dje dhe sot në Bejrut të Libanit.

Duke pranuar ne heshtje rolin e vendit të tij në  ngjarjen në Liban. Gallant tha se qendra e gravitetit të luftës po lëviz drejt veriut. “IDF po sjell arritje të shkëlqyera, së bashku me Shin Bet dhe Mossad-in,” tha Gallant gjatë një vizite në bazën e Forcave Ajrore Ramat-David në Izraelin verior.

Deklaratat e tij erdhën disa orë pas pretendimeve se ushtria izraelite po zhvendos Divizionin elitar 98 nga Gaza në Izraelin verior. “Qendra e gravitetit po lëviz në veri. Kuptimi është se ne po i devijojmë forcat, burimet, energjinë drejt veriut.”, tha ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA