“Procesin e privatizimit të Partizanit e nisën 3 ministrat e Nanos”, Berisha i përgjigjet akuzave të SPAK: Prokuroria fsheh emrat e Angjelit, Klosit e Majkos

18/09/2024 14:12

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot SPAK-un se qëllimisht ka fshehur emrat e tre ish ministrave socialistë që kanë nisur procesin e privatizimit të kompleksit Partizani.

Në një deklaratë për mediat ai tha se kanë qenë pikërisht Anastas Angjeli, Blendi Klosi dhe Pandeli Majko që e kanë nisur këtë proces në vitin 2005, përpara se Berisha të bëhej kryeministër.

“Klubin Partizani ua kthyen pronarëve ministrat socialistë që propozuan tjetërsimin e pronësisë të këtij klubi për një subjekt tjetër privat jo pronar.

Kështu pra nuk është Sali Berisha që ka propozuar privatizimin e Klubit Partizani, por janë ministrat socialistë Angjeli, Klosi e Majko”, tha Berisha.

“Në këtë kuadër për të servirur si të vërtetë shpifjen e tyre, Dumani i pyetjes 1 milion euro, Kraja ish-xhelati i policisë sekrete të Enver Hoxhës, Millonai që për të mbrojtur si motër biologjike Tualantin me pesë mbiemra, konfiskon dosjet e padive kundër tij duke manipuluar, falsifikuar dhe rrëzuar aktet dhe ligjet zyrtare dhe shkruajnë se: “Privatizimi i Klubit Partizani, duket se ka gjetur diskutim dhe mbështetje, që në mesin e vitit 2005, kur evidentohet korrespondencë e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, mbështetur edhe në kërkesat e shoqërisë Partizani sh.a., por kjo procedurë ka mbetur në fazat fillestare”.

Dhe për ta lidhur me nënkuptim këtë procedurë me Sali Berishën si autor i saj, ata vazhdojnë po aty: “Në vitin 2005, pasi shtetasi Sali Berisha zgjidhet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë….’”, tha më tej Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA