Nga fotot nudo drejt Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump: Duhet të përqafojmë traditën e përdorimit të artit si një mjet i fuqishëm i vetë-shprehjes

18/09/2024 21:34

Melania Trump, bashkëshortja e Donald Trump, ka postuar një video në rrjetet sociale duke mbrojtur punën në modeling, ku edhe ka pozuar nudo.

Në një postim në rrjetin social X, ajo shkruan “A nuk jemi më në gjendje të vlerësojmë bukurinë e trupit të njeriut?”

“Gjatë historisë, artistët kanë vlerësuar formën njerëzore, duke ngjallur emocione të thella. Ne duhet të pranojmë, vlerësojmë trupat tanë dhe të përqafojmë traditën e përdorimit të artit si një mjet i fuqishëm i vetë-shprehjes.”, shprehet Melania Trump.

Meliania Trump ka shkruar një libër me kujtime, i cili do të publikohet më 8 tetor. Puna e saj e kaluar si modele bëri disa tituj gjatë fushatës presidenciale 2016, por nuk është e qartë nëse ajo po i referohet shqyrtimit të mëparshëm apo mbulimit më të fundit mediatik.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA