Inside Story/ Luftë që nuk kursen askënd, tritol grave të të fortëve të Vlorës dhe zhdukje mafioze…
Një ndër tregjet më të mëdha të kafshëve të imta dhe gjedhëve në Shqipëri është Rrogozhina.
Pjesa më e madhe e tregtarëve të Shqipërisë së Mesme, por dhe jugut bashkohen për të shitur, apo blerë ditën e enjte prej orës 05:00 të mëngjesit.
Vitrina e kafshëve të imta dhe gjedhëve është shumë e larmishme, pasi nga një vëzhgim i shpejtë arrin të kuptosh se i ke nga të gjitha llojet e racave, moshave dhe cilësive.
Ashtu si në rastin e tregut të Tapizës, edhe në Rrogozhinë një numër shumë i madh kafshësh nuk kanë matrikullim. Janë pa asnjë certifikim dhe nuk janë të regjistruara, duke u tregtuar në të zezë.
Edhe matrikulllimet e huaja konstatohen rëndom. Kryesisht, bien në sy matrikujt greke apo bullgare edhe në këtë treg kafshësh.
Grupi i Inside Story në terren u fut në bisedime për blerjen e një kafshe të futur si kontrabandë në vendin tone. Për ta vërtetuar që nga pika A deri në fund abuzimin që bëhet në raste të tilla.
Tregtari: E keni viç te mire, nëse doni ta merrni, bëjmë pazar
Bakia: Çfarë certifikimi ka? Pse nuk ka certifikim shqiptar?
Tregtari: Ia bëjmë te gjitha, i kemi gati, e zgjidh unë këtë pune. Për çfarë e do? Për mish, apo për ta rritur?
Bakia: Për mish.
Deri në këtë pike kuptojmë se tregtari nuk e ka për here të pare një lëvizje të tillë, madje është i sigurt se mund të bëjë çdo hap të nevojshëm për ta realizuar shitjen.
Në bisedën me tregtarin në fjalë kuptojmë se nuk është vetëm ai i përfshirë në shkeljet që bëhet në raste të tilla, por ka dhe bashkëpunëtor.
Tregtari: Nëse doni i bëj unë të gjitha gati, certifikatat, letrat dhe shkojmë ne thertore. Ju nuk duhet të mendoni për asgjë.
Top Channel