Inside Story/ Loja me peshën e kamionëve, një pjesë e gjedhëve futen pa u deklaruar në pikat doganore

18/09/2024 21:55

Në vendin tonë për periudhën janar 2023 deri në gushtin e 2024 janë 47 kompani të licencuara që kanë operuar në treg. Ata kanë kryer importe të kafshëve të imta dhe gjedhëve nga vende si Greqia, Holanda, Kosova dhe Bullgaria drejt Shqipërisë.

Kjo është lista e plotë e biznesve që kanë kryer importe gjatë kësaj periudhe:
Nëse i marrim si të mirëqena dhe pa pikëpyetje shifrat e doganave, atëherë duket se situata në vend mbetet e stabilizuar. Madje, nisur nga përgjigjja zyrtare e tyre, nuk është evidentuar asnjë rast kontrabande për sa i përket periudhës 2023-24.

“Ju informojme se nga verifikimi i te dhenave te rregjistruara per shkeljet ne fushen doganore per vitin 2023 deri ne Gusht 2024 nga Deget Doganore Kufitare me Greqine per artikujt: kafshe te imta, viça dhe lope nuk ka asnje rast te kapur me kontrabande gjate periudhes 01 janar 2023- gusht 2024”.

Pra, zyrtarisht nuk kemi të bëjmë me asnjë rast kontrabande gjatë periudhës janar 2023-gusht 2024, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Por a ka pasur tentativa për të bërë kontrabandë në pikat doganore nga veriu në jug?

Drejtoria e Antikontrabandës, në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë për zbulimin dhe parandalimin e kontrabandës dhe/ose të kundërvajtjeve administrative raporton 1 rast me shkelje doganore (diference ne peshen e deklaruar, PIK – Morinë – 2023) ku ndaj subjektit perkates eshte aplikuar penaliteti 189,410 Lek”.

Një rast në dukje sporadik dhe një gjobë krejtësisht minimale, por situata nuk është kaq e lehtë, pasi kontrabanda e kafshëve në vendin tone, sipas ekspertëve të fushës është kthyer në fenomen vërtetë shqetësues. Skema me peshën që vetë Dogana ka zbuluar vetëm në në rast, përbën fenomen mjaft të përhapur kamuflimi të kontrabandës.

‘Unë si veteriner në profesion dhe pjesë e sistemit kam kuptuar se shpeshherë janë bërë tentative për kontrabandë. Madje kontrabanda është ulur këmbëkryq në vendin tone dhe kjo është shumë e rrezikshme Jo vetëm në Korçë, por në të gjithë Shqipërinë. Doganat janë të përfshira në këtë lojë, pasi kafshët futen, disa regjistrohen, ndërsa disa kafshë të tjera jo’ u shpreh veterineri, Baki Myrtullari

“Kontrabanda ndodh që në dogana. Janë vetë personat që punojnë në dogana që shpeshherë bëhen pale dhe mbyllin sytë duke ndikuar direkt në këtë situate, duke përkeqësuar situatën. Nuk është as rasti i pare, as i fundit që do të dëgjojmë për përfshirjen e doganave në favorizimin e kontrabandës” u shpreh Romina Radoshniqi, eksperte ekonomie

“Eshtë e vërtetë që një pjesë e kontrabandës në vendin tone kalon nëpërmjet doganave. Ata shpeshherë mbyllin sytë dhe i bëjnë këto lëvizje nën sytë e publikut. Dëmi që shkaktohet është shumë i madh, qoftë te njerëzit, qoftë te tregu, prandaj duhet futur nën kontroll” u shpreh Rakip Sulaj, dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Përveç pjesës së kufirit me Kosovën, një tjetër pikë e nxehtë në kontrollin e kontrabandës së kafshëve të imta dhe gjedhëve, duket se është kufiri me Greqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA