Gjermania dëbon dhjetëra vetë nga Kosova e Serbia: Iu mohua e drejta për azil!

18/09/2024 12:56

Gjermania ka nisur një ofensivë për dëbimin e personave të cilëve u mohohet e drejta për azil, e në valën e parë të riatdhesimit të 36 individëve tani, shumica ishin nga Kosova e Serbia.

Sipas gazetës Bild, ka pasur disa fluturime për në Beograd dhe për në Shkup. DË në serbisht thotë se atyre nuk i është njohur e drejta e azilit ose kanë humbur të drejtën e qëndrimit në Gjermani.

Mes të dëbuarve, rezulton të ketë edhe kriminelë të dënuar. Fluturimet e kompanisë polake Enter Air ishin organizuar nga rajoni më verior gjerman Schlesëig-Holstein, ndaj supozohet se të dëbuarit ishin të regjistruar atje. Ndryshe nga disa të dëbuar për në Afganistan, fluturimet për në Ballkan nuk konsiderohen sensacion, thuhet në shkrim.

Deportimet drejt Kabulit janë të diskutueshme sepse qeveria gjermane nuk ka lidhje diplomatike me qeverinë talebane dhe organizatat e të drejtave të njeriut tregojnë për situatën e keqe atje, por fluturimet për në Beograd dhe Shkup konsiderohen rutinë. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, raportohet se autoritetet gjermane i kanë deportuar 795 persona për në Kosovë dhe Serbi. Në vitin 2014, vendet e Ballkanit Perëndimor u shpallën vende të origjinës së sigurtë.

Kjo do të thoshte se personat nga këto vende mund të deportohen pas një procesi të shkurtuar verifikimi. Nga ana tjetër sakaq, qeveria gjermane ka paraqitur një rregullore për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili mundëson punësim më të lehtë për qytetarët e këtyre vendeve. Rregulli, i cili kërkon vetëm një kontratë pune nga një punëdhënës gjerman, ka rezultuar i suksesshëm dhe është zgjatur për një kohë të pacaktuar nga Berlini zyrtar në qershor të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA