Ekspertët e fluturave në Britani tregojnë për ‘vit katastrofik zhdukjeje’ të insektit (fotot)

18/09/2024 18:53

Për fat të keq fluturat në Britani kanë pasur “verën më katastrofike,” që prej nisjes së studimit 15 vjeçar, thotë Dr Dan Hoare i grupit të bamirësisë ‘Butterfly Conservation’.

Ai shton se numrat e fluturave kanë rënë drastikisht prej zënies së tokës, pesticideve të përdorura dhe motit të paqëndrueshëm.

Hoare bën thirrje në apelin e tij veçanërisht për ndalimin e pesticideve ‘neonikotinoide’ që janë autorizuar që prej vitit 2021 në Britani.

“Pas përpunimit të të gjitha të dhënave, mund të konfirmojmë se ko ka qenë një verë katastrofike për fluturat, me numrin më të pakët të shikimeve që prej 14 viteve të studimit.”

“Një e treta e specieve kanë kaluar vitin më të rëndë të regjistruar. Më shumë se 9,000 njerëz që kanë marrë pjesë në numërim nuk kanë arritur të shikojnë asnjë flutur gjatë 15 minutëshit të tyre të numërimit. Kështu që çuditërisht kemi arritur nga situata kur në një ditë të bukur shihnim një flutur nga dritarja gjatë jetës së përditshme, te e tanishmja që kjo konsiderohet diçka e rrallë”, tha profesori.

Hoare shtonte se fluturat janë nga insektet më të dukshme e më të identifikueshme por ka diçka shumë të rëndë me mjedisin që po krijojmë.

“Në Britani kemi rreth 20,000 specie insektesh nga të cilat fluturat supozohet të jenë më të dukshmet. Këto shifra duhet të jenë një thirrje zgjimi për diçka që po vret natyrën tonë”.

“Vera sivjet ishte e lagësht, pa diell dhe kjo redukton numrat e fluturave në terma afatshkurtra, por në kohën afatgjatë kjo bëhet më shqetësuese për habitatin e gjallesave, për arsye të intensifikimit të bujqësisë industriale, mënyrave të reja të përdorimit të tokës, pesticidet toksike që janë ndaluar në shumë vende por janë autorizuar në Britani këto katër vitet e fundit”.

“Ministria e mjedisit sot mund të ndërhynte duke ndaluar pesticidet më të rrezikshme në bujqësi, është koha t’i themi mjaft këtyre praktikave që vrasin tokën dhe insektet”, tha mes te tjerash kreu i shoqatës së mbrojtjes së fluturave për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
1/7
Fluturat në Britani kanë pasur "verën më katastrofike," që prej nisjes së studimit 15 vjeçar, thotë Dr Dan Hoare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA