![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/476346665_1161149172036287_4240519075409551382_n_sd-800x450.jpg)
Tre punëtorë kanë mbetur të lënduar si pasojë e zjarrit në impiantet e një rafinerie nafte në Korinth, Greqi.
Autoritetet greke bëjnë me dije se flakët janë vënë nën kontroll, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Tre të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Vetë rafineria e naftës ka dalë në një deklaratë ku thotë se “Sot, 17 shtator, një zjarr i rëndë ka ndodhur në zonën e njësive të rafinimit të rafinerisë jugore të rafinerive të Motor Oil në Agioi Theodorou. Shkaqet mbeten ende të panjohura.
Si pasojë e zjarrit kanë mbetur të plagosur lehtë 3 punonjës të një kompanie kontraktore bashkëpunuese, të cilët janë dërguar në spitalin e Korintit dhe po marrin të gjithë kujdesin e nevojshëm”.
Top Channel