Liberalët e majtë të kryeministrit Justin Trudeau kanë humbur dje në zgjedhjet dikur të sigurta në rajonin e Montreal, një rezultat që shton presionin e largimit të kryeministrit.
Komisioni zgjedhor tha pas numërimit të votave 100% në rajonin LaSalle-Émard-Verdun, se blloku i partive separatiste të Kebekut, fitoi me kandidatin Louis-Philippe Sauvé, që kishte mundur liberalen Laura Palestini, me pak diferencë 28% me 27.2%. Ndërsa kandidati Partisë së Re Demokratike kishte marrë 26.1% të votave.
Zgjedhjet u mbajtën për të zëvendësuar një kandidat të liberalëve në pushet që hoqi dorë dhe tregojnë shtimin e pakënaqësisë ndaj Trudeau, që mbush nëntë vjet në pushtet.
Por ky i fundit insiston se do të udhëheqë partinë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm megjithë disa deputetë të dorëhequr që kanë kërkuar ndryshim, shkruan rrjeti The Guardian.
Alexandra Mendès, deputetja liberale që hoqi dorë javës që shkoi tha se shumë nga zgjedhësit e saj kërkojnë largimin e Trudeau.
Sondazhet sugjerojnë se Liberalët do të humbasin në zgjedhjet e ardhshme federale ndaj konservatorëve centristë, që drejtohen nga Pierre Poilievre.
Poilievre ka premtuar se do të heqë një “taksë karboni” të vendosur nga qeveria aktuale që “ka bërë jetën të papërballueshme” për kanadezët, dhe se do të kufizojë emigracionin.
Top Channel