Ndërsa në Kuvend deputetët e opozitës dhe mazhorancës kanë debatuar ashpër për ndryshimet në ligjin për studentët e Mjekësisë, këta të fundit nuk e pranojnë fare projektligjin por kanë dërguar një letër me propozime se si mund të frenohet ikja e mjekëve nga Shqipëria.
Studentët kërkojnë që dega e Mjekësisë së Përgjithshme të kthehet në degë prioritare dhe studentët që e frekuentojnë të marrin pagesë sa paga minimale.
Ata kërkojnë që për vitet e stazhit të paguhen sa 50% e pagës së një mjeku të përgjithshëm dhe për vitet e specializimit të paguhen 80% e pagës së mjekut specialist. Po kështu kërkojnë që të dyfishohet pagesa për shërbimin roje.
Ermonela Felaj: Gjykata Kushtetuese kërkoi që ne të ulim vitet e detyrimit nga 5 në 3 për vitin e pare >dhe kjo hyn në fuqi këtë vit
Alibeaj: Unë votoj kundër këtij projektligji detyrues për studentët. Keni ndonjë propozim të rrisim pagat e mjekëve të rinj ? Hajde bujrum keni votën time.
Ministria e Arsimit nuk ka reaguar ende në lidhje me propozimet e bëra nga studentët ndërkohë që të enjten kalon për miratim në parlament projektligji me ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese.
Top Channel