Gjeorgjia miraton ligjin ‘e vlerave familjare’ që kufizon ‘të drejtat LGBT’ (fotot)

17/09/2024 19:32

Partia në pushtet në Gjeorgji ka miratuar sot ligjin e të drejtave familjare që ishte kritikuar nga BE dhe aktivistët LGBT për kufizimin e të djertave të tyre .

Në votën që u bojkotua nga opozita, deputetët e partisë në pushtet “Ëndrra Gjerogjiane” votuan unanimisht ligjin për “vlerat familjare dhe mbrojtjen e të miturve” së bashku me disa amendamente të tjera, shkruan rrjeti AFP.

Ligji është i ngjashëm me atë të miratuar së fundmi në Rusi që fokusohet në “kufizimin e transmetimeve dhe propagandës për marrëdhëniet e të njëjtit seks dhe incestit, në arsim e në media”.

Grupe e të drejtave thane se dënojnë ‘vendosjen e lidhjeve homoskesuale në të njëjtin nivel me incestin’, shkruan AFP.

Ligji ndalon gjithashtu ndryshimet e gjinisë që po nxiten e praktikohen në vendet perëndimore, dhe anullojn të gjitha martesat e të njëjtit seks që janë kryer në territorin e Gjeorgjisë.

Më herët Brukseli e kishte kritikuar ligjin për “cënim të të drejtave të gjeorgjianëve dhe diskriminim të një pjese të popullatës”.

Por kryetari i parlament Shalva Papuashvili – një nga nxitësit e ligjit  –- tha se qëllimi është “forcimi mekanizmave të mbrojtjes së të miturve nga propaganda homoseksuale dhe forcimi vlerave familjare të bazuara në bashkimin e një burri me një grua”.

Ligji i sotëm vjen pas miratimit nga Tbilisi të një tjetër ligji të kontestuar nga BE, atë kundër OJQ-ve dhe influencës së jashtme qe shkaktoi protesta.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA