“Bashki të forta” me barazi gjinore/ Projekti i bashkëpunimit zviceran për zhvillim, asistencë për 61 bashkitë e Shqipërisë

17/09/2024 20:01

Barazia gjinore në Shqipëri ka dëshmuar progres të vazhdueshëm. Aleanca Kombëtare e Grave Këshilltare bashkiake është pasqyrim i drejtpërdrejtë i saj.

Nisur nga kjo, projekti “Bashki te forta”, një projekt i Bashkëpunimit Zviceran për Zhvillim ofron asistencë për 61 bashkitë e Shqipërisë.

Pjesë e këtij programi është dhe programi i mentorimit i cili pritet të rrisë përgjegjësinë sociale të aktorëve të medias përmes një mbështetjeje bazë që synon forcimin e Presidencës së Aleancës Kombëtare të Grave Këshilltare dhe rrjetëzimin e tyre për akses më të mirë në hapësirën publike.

Qëllimi i kësaj konsulence është të ofrojë shërbime konsulence mbi komunikimin publik dhe gratë në politikë, duke synuar një produkt përfundimtar të komunikimit publik të Aleancës Kombëtare të Grave Këshilltare.

Top Channel