Reperi amerikan Sean ‘Diddy’ u arrestua dje nga autoritetet në një hotel të New York City si pjesë e akuzave të trafikut seksual dhe abuzimeve të shumta nder vite me viktima të dobëta.
Zyrtarët kishin bastisur më herët shtëpitë e producentit muzikor në Los Angeles and Miami, si pjese e hetimeve për abuzime të rënda e trafik seksual, teksa akuzat ndaj tij nuk ishin ngritur ende zyrtarisht deri sot.
Në fillim të vitit në media u publikua gjithashtu video ku shihej ‘Diddy’ që rrihte brutalisht ish-të dashurën Cassie Ventura në një korridor hoteli.
Ai u paraqit sot paraprakisht në gjykatën e Manhattan ku prokurori tha se Sean “Diddy” Combs është një “abuzues serial dhe pengues i drejtësisë”, teksa kërkonte paraburgim për muzikantin e akuzuar për abuzime të shumëfishta me femra të dobëta ose të pambrojtura.
Prokurori i tha më tej gjykatëses Robyn F. Tarnofsky se artisti është një “rrezik ekstrem për komunitetin” pasi ka kërcënuar dhe ka tentuar të japë rryshfet ndaj dëshmitarëve te krimeve.
Asistent-prokurori tha se Combs “ka shumë precedentë të pengimit të kursit të drejtësisë” – siç është tentativa e rryshfetit të rojes së hotelit të videos skandaloze të sulmit.
“Diddy” u deklarua “jo fajtor” ndaj tre akuzave fillestare të trafikut seksual, ndërsa gjykatësja nuk vendosi ende për masën e paraburgimit, shkruan rrjeti The Post.
Maniaku abuzues shikonte drejt në sallë nga gjykatësja pa shprehje në fytyrë teksa ajo i shpjegonte akuzat.
Ai shikonte herë pas here prapa nga disa familjarë që ishin në sallë dhe nuk ishte i prangosur.
Prokurorët kanë intervistuar 50 viktima e dëshmitarë për të cilat thonë se “kanë parë ose provuar abuzimet seksuale nga Combs”, si dhe kanë depozituar të dhënat elektronike nga rreth 30 kamera e dhjeta celularë.
Ish-ikona e artit Combs akuzohet për sulm seksual me forcë ose imponim që merr një dënim maksimal prej 15 vjetësh burg në SHBA.
Ai akuzohet për konspiracion financiar dhe transportim të një prostitute, për të cilat mund të dënohet nga 10 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.
Artisti ‘hip-hop’ drejtonte gjithashtu një grup që joshte vajza të reja në orbitën e trafikimit seksual me pretendimet e marrëdhënies romantike, thanë prokurorët.
Avokatët e tij kanë propozuar arrest shtëpiak me garanci financiare 50 milionë dollarë, por prokurorët kërkojnë mbajtjen e tij prapa hekurave, shkruan New York Post.
Top Channel