Një shpërthim i fuqishëm dëmtoi të paktën një ndërtesë në qendër të qytetit të Këlnit, në perëndim të Gjermanisë.
Policia shpalli nisjen e një “operacioni madhor të saj në zonë”, edhe pse nuk nxitoi ta përshkruante këtë si një episode me sfond terrorist.
Një zëdhënëse e forcave të rendit pohoi se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut – një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante – është rrethuar dhe se një numër i madh efektivësh ndodhen në vendngjarje. Ende nuk ka informacione për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit.
Agjencia e lajmeve DPA citoi Radio Këlnin të ketë raportuar se një person është plagosur lehtë.
Gazeta Bild citoi gjithashtu pronarin e ndërtesës të ketë thënë se “dikush ka aktivizuar një mjet shpërthyes”, por kjo nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur. Policia u kërkoi qytetarëve që ta shmangin zonën përreth vendit të shpërthimit.
Top Channel