Qindra mijëra njerëz u evakuuan pasi një tajfun i fuqishëm goditi qytetin më të populluar të Kinës, Shangait.
Tajfuni “Bebinca” ra të dielën më mbrëmje në zonën bregdetare të qytetit të ri Lingang në lindje të Shangait, tha Administrata Meteorologjike e Kinës.
Kjo është stuhia më e fortë që ka goditur Shangain në 75 vjet, sipas mediave shtetërore kineze.
Si raportimeve paraprake, më shumë se 400,000 njerëz në zonën metropolitane të Shangait u zhvendosën të dielën në mbrëmje, sipas zyrtarëve lokalë.
Rreth 9,000 njerëz të tjerë u evakuuan nga Chongming, një ishull në grykëderdhjen e lumit Yangtze që është gjithashtu pjesë e Shangait.
Qindra fluturime u anuluan pasi dy aeroportet kryesore të qytetit ndaluan të gjitha fluturimet. Shërbimet e trenave gjithashtu u anuluan dhe autostradat u mbyllën. Një kufizim i shpejtësisë 40 km/h u vendos në rrugët brenda qytetit.
25 milionë banorët e Shangait ishin këshilluar të qëndronin në shtëpi përpara mbërritjes së stuhisë.
Është e rrallë që Shangai të goditet drejtpërdrejt nga tajfunët e forte. Selia qendrore e qytetit për kontrollin e përmbytjeve tha se ata morën dhjetëra raporte për incidente në lidhje me tajfunin – kryesisht pemë të rrëzuara dhe tabela.
Vendpushimet në Shangai, përfshirë Shanghai Disney Resort, Jinjiang Amusement Park dhe Shanghai Ëild Animal Park, janë mbyllur përkohësisht dhe shumë tragete janë ndalur.
Një tjetër tajfun, Yagi, vrau të paktën katër persona dhe plagosi 95 kur kaloi përmes ishullit jugor të Kinës Hainan këtë muaj, sipas autoriteteve kombëtare të motit.
Yagi shkaktoi gjithashtu përmbytje të rënda në Azinë Juglindore, duke vrarë qindra njerëz në Vietnam dhe Mianmar .
Tajfuni Bebinca ra gjithashtu në Japoni dhe në Filipinet qendrore dhe jugore, ku rënia e pemëve vrau gjashtë persona.
Media shtetërore kineze tha se Bebinca pritej të lëvizte në veri-perëndim, duke shkaktuar reshje të dendura shiu dhe erëra të forta në provincat Jiangsu, Zhejiang dhe Anhui.
Top Channel