Mbrëmjen e sotme në “Top Story” po trajtohet çështja e Sali Berishës dhe hetimet e SPAK për të dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe përballjen e tyre me drejtësinë.
“Stina e re e SPAK ka nisur me një godite të fortë në nivelet më të larta të politikës, siç është ish-kryeministri Berisha, lider i opozitës.
Në rreth 500 faqe të dosjes për Berishën, hetuesit e Strukturës së posaçme kanë renditur akuza te shumta duke nisur me ish-kompleksin partizani, tek VKM-të për hidrocentrale, qiratë e apartamenteve dhe banesave të tjera, pagesat për studiot e avokatisë për çështjen Nongrata e deri tek shpenzimet shëndetësore që Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi, kanë kryer për ish-kryeministrin Berisha.
Në dosjen voluminoze përfshihen të gjitha shpenzimet e kryera nga familja Berisha, dy fëmijët e ish-kryeministrit Argita dhe Shkelzen Berisha, si dhe dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi. Përveç dy fëmijëve është hetuar në detaje çdo lëvizje e bashkëshortes së kryeministri Liri Berisha por edhe mbesat e tyre”, u shpreh Grida Duma në nisjen e emisionit.
Top Channel