Një deklaratë të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme në studion e “Top Story” Ervin Karamuço, teksa komentonte dosjen 500 faqe të SPAK për ish-kryeminsitrin Sali Berisha.
Ai tha se në këtë dosje ka një “dorë të fshehtë” që sipas tij ka mbajtur shënime në kohën kur Berisha ka qenë kryeministër, e që sipas tij edhe ndërkombëtarët “kanë mbajtur shënime”.
“Kjo dosje, unë pres një vendim nga gjykata për të parë a qëndrojnë këto… Në atë narrativë në 500 faqe, dhe me detaje ndër vite, një dorë e fshehtë është shkruar, nuk është dorë e sotme, është mbajtur shënim ndër vite për Berishën, edhe ndërkombëtarët kanë mbajtur shënim për çdo gjë.
Ky si kryeministër, siç janë të gjithë që po t’u bëhet ky hetim i karakterit vetingo-penal, të gjithë marrin akuzë penale. Problemi është që kjo është një provë shumë e fortë e SPAK që do të përplaset në gjykatë më pas”, tha ai.
Top Channel