“Dhuna nuk ka vend në Amerikë”/ Politikanët e lartë reagojnë pas tentativës për të vrarë Trump

16/09/2024 08:32

Politikanë të lartë nga të dyja kahet politike kanë shprehur mbështetje për ish-presidenti Donald Trump që ra pre e një atentati ditën e djeshme në klubin e tij ndërkombëtar të golfit në West Palm Beach, Florida.

Menjëherë pas incidentit, nënpresidentja Kamala Harris tha se ajo ishte informuar për të shtënat me armë zjarri pranë Trump. “Më vjen mirë që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë.” ajo shkroi në X.

Kandidati demokrat për nënpresident Tim Walz, tha: “Dhuna nuk ka vend në vendin tonë.”

Kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance tha se ai foli me Trump përpara se të bëhej publik lajmi për incidentin dhe tha se ish-presidenti ishte “çuditërisht, në humor të mirë”.

Senatori republikan Lindsey Graham po ashtu tha se Trump ishte “në gjendje shpirtërore të mirë” dhe “më i vendosur se kurrë për të shpëtuar vendin tonë”.

Ndërkohë, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, përgëzoi Shërbimin Sekret për reagimin e tyre të shpejtë dhe tha se autori “duhet të ndiqet penalisht në masën më të plotë të ligjit”.

Presidenti Joe Biden vlerësoi gjithashtu punën e Shërbimit Sekret dhe tha se “nuk ka vend për dhunë politike, apo për ndonjë dhunë ndonjëherë, në vendin tonë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA