Pas dekadash të tëra pa dhunë politike të drejtuar ndaj një kandidati presidencial i njërës prej partive kryesore, SHBA-ja tani papritur, e përjetoi sërish këtë fenomen dy herë brenda harkut kohor të pak muajve: dhe në të dy rastet, shënjestra ishte Donald Trump.
Në mesin e korrikut, ish presidenti për pak sa nuk u qëllua në kokë nga një person i armatosur në një tubim në Butler të Pensilvanisë. Agresori 20 vjeçar u qëllua fill pas kësaj për vdekje nga një snajper. Dy muaj më vonë, po ish presidenti republikan ishte objektivi i qartë i një tjetër vrasësi të mundshëm, që tashmë është në paraburgim.
Amerikanëve u është dashur të përshtaten së fundi me “normat e reja politike”, të mëdha e të vogla thotë BBC, e dhuna duket, po bëhet pjesë e tyre. Diskursi kombëtar është ashpërsuar, ndarjet në dy kampe janë mprehur, ndërsa standardet për sjelljen e kandidatëve janë komptromentuar. Duke pasur parasysh epideminë kombëtare të dhunës me armë, këto lloj sulmesh po kthehen ndoshta në një normalitet të ri, të pashmangshëm, por sërish, tejet tronditës, vazhdon gjigandi mediatic.
“Dhuna nuk ka vend në Amerikë, jam e lumtur që ai është mirë”, deklaroi pas incidentit në Florida zëvendëspresidentja Kamala Harris – e cila është gjithashtu kundërshtarja demokrate e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Detajet e tentativës së dukshme për vrasje – identiteti dhe motivi i agresorit në veçanti – do të përcaktojnë përfundimisht ndikimin që do të ketë ky episodi në politikën amerikane. Por, për momentin, duket sikur – pavarësisht komenteve të zëvendëspresidentes – kjo lloj dhune është gjithnjë e më shumë pjesë e Amerikës së ditëve tona. Dhe polarizimi thellohet gjithashtu.
“Askush nuk është përpjekur të vrasë Joe Biden apo Kamala Harris”, u shpreh CEO i Teslas, Elon Musk, njëri prej mbështetesvë më të zëshëm të Trumpit. Biden nga ana e tij “u shpreh i lehtësuar që ish presidenti nuk pësoi asnjë lëndim, e sqaroi se hetimi do t`i shkojë deri në fund kësaj çështjeje. E teksa episodi is ë dielës është tronditës, me pak më shumë se shtatë javë të mbetura në këtë fushatë presidenciale, thonë analistët, nuk është cudi që deri në nëntor, të shënohen edhe të papritura të tjera.
Top Channel