Aktivist pro-Ukrainës, rekrutonte ushtarë afganë, kush është agresori i dytë i Trumpit

16/09/2024 11:55

Tentativa e dytë ndaj jetës së Donald Trump brenda vetëm pak muajsh ishte një drame me një akt, e konsumuar brenda vetëm 60 sekondave.

Ish presidenti u dërgua me urgjencë në një vend të sigurtë pasi agjentet e shërbimit sekret diktuan një person të armatosur të fshehur mes shkurreve në klubin e tij të golfit në Palm Beach të Floridas.

I dyshuari është identifikuar si Ryan Wesley Routh, një mbështetës i Ukrainës në betejën e saj kundër agresionit rus, i cili kishte bërë madje hapur thirrje që luftëtarë të huaj të shkonin e të luftonin atje, e kishte udhëtuar edhe vetë drejt Kievit për t`iu bashkuar ushtrisë ukrainase por vetëm për të mësuar atje se nuk “ishte saktësisht kandidati ideal për në fushëbetejë”, sepse ishte mbi të 50-tat dhe pa asnjë eksperiencë ushtarake. Rrjetet e tij sociale po kështu rezultojnë të mbushura me mesazhe pro-Palestinës, pro-Tajvanit e kundër Kinës. “Putin është një terrorist”, thoshte ai në një intervistë për AFP në 2022-shin, dhënë në kryeqytetin ukrainas.

“Ky është Putin, dhe si i tillë atij duhet t’i jepet fund. Kështu që ne kemi nevojë që njerëz nga e gjithë bota të vijnë këtu tani dhe të mbështesin ukrainasit për t’i dhënë fund kësaj lufte.”

Los Angeles Times shkruan se ai kishte kaluar disa muaj në Ukrainë, në përpjekje për të rekrutuar ushtarë afganë që të shkonin të luftonin atje, edhe ilegalisht nëse ishte nevoja, duke i blerë atyre pasaporta nga Pakistani. Raportet në media tregojnë se Routh kishte precedent penal.

Sipas burimeve të CBS, ai ishte akuzuar e dënuar për vepra të ndryshme penale në kontenë Guilford të Karolinës së Veriut ndërmjet viteve 2002 dhe 2010, të cilat përfshinin armëmbajtje pa leje, rezistencë ndaj arrestimit, drejtim automjeti pa patentë, zotërim sendesh të vjedhura, dhe largim nga vendi i një aksidenti të shkaktuar prej tij.

Edhe pse së fundi jetonte në Haëai, ai rezulton të ketë votuar kontenë Guilford në muajin mars në parapraket e Partisë Demokrate, ndonëse nuk i ka regjistruar hapur preferencat e tij politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA