24/11 09:11
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në afërsi të fushës së golfit ku po luante kandidati republikan për president Donald Trump.
“The Guardian” raporton se Trump është i sigurt ndërsa po hetohet për rastin. Korrespondentja kombëtare e Politico, Meridith McGraë raportoi se të shtënat në fjalë u qëlluan në Klubin Kombëtar të Golfit Trump në West Palm Beach, Florida, ku ish-presidenti dhe kandidati republikan në zgjedhjet e nëntorit ishte duke luajtur golf të dielën.
Ndërkohë, duke cituar burime, Neë York Post shtoi se të shtënat janë shkëmbyer mes dy personave, pas një konflikti dhe se nuk kishin si shënjestër Trump. Për ngjarjen është vënë në pranga një person ndërsa hetimet vijojnë.
Top Channel