Një histori dashurie mes Kënga Hazirit dhe Fabio Gjonajt u kurorëzua në martesë një natë më parë në Kosovë, në një dasmë madhështore.
Vajza e ish-deputetit dhe Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i dha fund beqarisë në një ceremoni që mori shumë vëmendje në rrjetet sociale.
Një ambient i dekoruar me lule dhe ngjyra dhe nën tingujt e muzikës popullore shqiptare, çifti dhe familjarët e miqtë e tyre kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit.
Bukuroshja brune është një nga personazhet e ndjekura në rrjetet sociale, ku kohë më parë kishte prezantuar partnerin e saj, duke treguar detaje nga jeta e tyre.
Pamjet e dasmës ajo i ka ndarë në Instagram, ku shfaqet duke kërcyer në krah të të atit, në vallëzimin mjaft emocionues.
Në dasmë mes familjarëve dhe miqve ishin dhe mjaft figura publike, e sigurisht ai që “vodhi” vëmendjen ishte i dashuri i motrës së saj, reperi i njohur Mozzik.
Mozzik dhe Lotina janë në një lidhje dashurie prej disa kohësh, e që tashmë e kanë bërë publike edhe në rrjetet sociale. Pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, Loredana, duket se Mozzik po jeton çastet më të bukura në jetën e tij private.
Top Channel