Të rinjtë e Lezhës drejt profesioneve! Rriten regjistrimet te “Kolin Gjoka”, hoteleri turizmi dega më e kërkuar

14/09/2024 13:10

Pas përfundimit të ciklit 9-vjeçar shumë të rinj zgjedhin arsimin profesional.

Kjo ndodh edhe në qytetin e Lezhës ku këtë vit ka patur një numër të lartë regjistrimesh pranë shkollës profesionale Kolin Gjoka. Kjo sepse krahas mësimit gjatë orëve të pasdites nxënësit kanë mundësi punësimi e po ashtu pas përfundimit të ciklit 4 vjeçar ata kanë mundësi në biznese të ndryshme për të vijuar më tej atë që kanë studiuar pranë kësaj shkolle.

Vetë të rinjtë që kanë zgjedhur arsimin profesional thonë se vendimin e kanë marrë për një të ardhme më të mirë, që më së pari një shkollë e tillë tu sigurojë mundësinë e punësimit. Ndonëse janë në hapat e parë të zanatit që kanë zgjedhur, ata besojnë se do të vazhdojnë të ecin në këtë rrugë.

Bardh Dedgjonaj, drejtor pranë kësaj shkolle, shprehet së këtë vit është rritur ndjeshëm numri i nxënesve me mesatare të lartë, e ndërkaq degët më të preferuara mbeten hoteleri turizëm dhe teknologji informacioni dhe komunikimi

Shkolla e ‘Kolin Gjoka’ në Lezhë ka potencialin që të sigurojë një terren mësimor për shumë studentë nga rajoni dhe njëkohësisht të furnizojë vendet e afërta turistike me forcë pune të aftësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA