Shkolla e fermerëve! Interes i lartë për të ndjekur mësimet në shkollën e agrobiznesit në Golem, Kavajë

14/09/2024 14:54

Në një kohë kur shumë të rinj kërkojnë mundësi të reja për zhvillimin profesional, shkolla kombëtare e agrobiznesit “Charles Tellford Erikson” në Golem të Kavajës po ofron një alternativë të mirë për ata që dëshirojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në bujqësi dhe agrobiznes.

“Drejtoresha e shkollës, kur tregon se interesimi i të rinjve është në rritje, ndërsa i përgjigjet kërkesës së tregut për specialistë të kualifikuar në këtë fushë”, tha Matilda Çanaku.

Degët që ofron kjo shkollë u sigurojnë të rinjve jo vetëm një bazë të fortë njohurish, por gjithashtu mundësi që të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të zonave rurale.

Shkolla ofron edhe bursa për nxënësit e saj, si dhe qëndrimin në konvikt për ata që vijnë nga zonat e largëta.

Me programe të avancuara dhe një përqendrim në të mësuarit praktik, kjo shkollë po formon profesionistët e së ardhmes në këtë sektor të rëndësishëm për ekonominë shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA