Drogë dhe celularë me dron/ ‘Tronditet’ siguria në burgje, gazetarja: Frika më e madhe e autoriteteve është…

14/09/2024 09:43

Siguria në burgje është tronditur pas dy rasteve të ndodhura së fundmi, me dronët e konstatuar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel dhe së fundmi në Peqin.

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, tha se është e pamundur që dronët të mos pikasen, pasi siguria është e lartë, po frika tha ajo, qëndron në futjen e armëve brenda burgjeve.

Sa i përket futjes së drograve brenda burgjeve, gazetarja Hoxha renditi disa nga metodat që përdorin familjarët e të burgosurve.

“Është e vështirë për të zbuluar se kush do i merrte këto sende. Drejtori i Burgjeve ka urdhëruar të kontrollohet dhe perimetri i jashtëm i burgjeve për shkak të tentativave dhe informacioneve se po përdoren dronë. Frika më e madhe është futja e sendeve si armët e ftohta apo pistoleta.

Dronët janë të pamundur të futen në burgje pasi janë kullat e vrojtimit dhe kamerat që vëzhgohen. Nga 20 burgje në total. 4 prej tyre janë të sigurisë së lartë. Deri tani është tentuar në dy burgje të sigurisë së lartë. Paraburgimi 313 ka vëmendjen më të madhe. Ka skema nga më të ndryshme sesi futen sendet në burgje, duke përdorur fund të dyfishtë tenxheresh, frigoriferë, madje edhe trupin e bashkëshortes apo të motrës, duke përdorur flokë apo veshje të brendshme.

Kjo tentativë në burgjet e sigurisë së lartë si në Burrel dhe Peqin, vjen në një kohë kur institucionet e burgjeve për shkak të informacioneve që kanë, i kanë kërkuar SPAK vendosjen edhe 15 të burgosurve të tjerë vendosjen në regjimin bis. Kjo kërkesë është ende në shqyrtim. Këta shtetas gjenden kryesisht në burgun e Peqinit dhe fare pak janë në paraburgimin 313. Ka pasur raste ku disa prej tyre kanë komunikuar edhe përmes platformave si sky ecc”-tha gazetarja Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA