Zbardhen detaje nga mbledhja në Elbasan e Grupit të PS, në fokus strategjia e komunikimit dhe marrëdhënies me qytetarin

13/09/2024 10:41

Grupi Parlamentar i Parlamentar i PS është mbledhur sot në Elbasan në një kompleks jashtë qytetit. 

Mbledhja është hapur nga Kryetari i Grupit Parlamentar Niko Peleshi i cili është fokusuar mbi sfidat e këtij sesioni parlamentar, sipas gazetares së Top Channel, Bruna Kërçyku.

Po ashtu janë duke mbajtur fjalën e tyre kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Mësohet gjithashtu se deputetët do të njihen me punën e deritanishme të Komisionit Antikorrupsion dhe komisionit të Dezinformimit.

Takimi gjithashtu do të fokusohet tek strategjia e komunikimit dhe marrëdhënies me qytetarin.

Po ashtu si porosia për ministrat, edhe deputetët duhet të fokusohen në komunikimin e tyre me qytetarin përballë por edhe përmes rrjeteve sociale.

Një çështje e rëndësishme diskutimi në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS është edhe integrimi i Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama iu bashkua mbledhjes në orën 14:00 dhe qëndroi me grupin e PS për rreth 50 minuta.

Majlinda Dhuka është duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar mbi procesin e integrimit europian, mundësitë e financimit të projekteve nga BE, thellimi i reformave dhe ecurinë e deritanishme të procesit të integrimit.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin vuri në dukje rëndësinë e komunikimit me qytetarin duke u ndalur më gjatë në fjalën e tij tek vota e disaporës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA