Simpoziumi i UET/ Për transformimin digjital, prezantohet profili i ri “data journalism”

13/09/2024 15:03

Partneritetet dhe ndërdisiplinariteti ishin kryefjalë e simpoziumit për transformimet digjitale në media që u zhvillua në Universitetin Europian të Tiranës, nën kujdesin e dekanes së Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Belina Budini.

Nën tematikën “Sfidat e medias dhe transformimi digjital”, partnerët e rëndësishëm të UET,  anëtarë të Bordit të Tregut të Punësimit, pedagogë dhe studentë, u njohën me zhvillimet e fundit në disiplinat e lidhura me mediat, edukimin dhe artet, si edhe ndikimin e digjitalizimit në profesionet e lidhura me këto fusha.

Falë partneriteteve dhe njohjes së kërkesave nga tregu në fushën e komunikimit dhe të teknologjisë së informacionit, Departamenti i Komunikimit në UET ka ofruar për kwtw vit akademik një profil studimi në “Gazetarinë e të dhënave”, si pjesë e programit master “Komunikim dhe Media Digjitale”.

Dekania Budini theksoi se ky program  ofron njohuri ndërdisiplinare si profesionalizim i dyfishtë në fushën e mediave dhe të teknologjisë së informacionit.

Projektet e reja të fituara si programi i BE, “Jean Monnet Chair” nga Dekania Budini, do të shërbejnë për ta vënë universitetin në qendër të zhvillimeve dhe politikave për mediat, duke e shndërruar në një mundwsi e rwndwsishme për promovimin e standarteve europiane në arsimin e lartë dhe në sektorin e mediave në Shqipëri, por dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA