Në seancën plenare të 12 shtatorit, Kuvendi shqyrtoi çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Pas rrëzimit me 25 vota pro, 9 kundër dhe 65 abstenim të projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi deputetët se do ta dërgojë këtë çështje për opinion në Komisionin e Venecias.
“Teksa Kuvendi ka zbatuar gjithë procedura parlamentare për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, meqë ky vendim nuk miratohet, pasi nuk arriti shumicën e kërkuar nga ligji, nesër i drejtohem Komisionit të Venecias për mendim të specializuar mbi standardet e zbatueshme në vendimmarrjet e pushtetit legjislativ, raportin dhe konkurueshmerinë e parimeve të parashikuara në të drejtën kushtetuese dhe për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit”, u shpreh Spiropali.
Top Channel