
22/02 16:36
Chad McQueen, aktori i njohur i “The Karate Kid” dhe në të njëjtën kohë, djali i legjendës Steve McQueen, është ndarë papritur nga jeta në moshën 63-vjeçare.
Avokati i tij konfirmoi vdekjen e aktorit dhe tha se ai kishte vuajtur nga dështimi i organeve të shkaktuar nga një dëmtim i pësuar vite më parë.
Ai ishte i njohur për rolin e tij si Dutch-i në filmin “The Karate Kid” në 1984. Ai gjithashtu ka luajtur dhe disa filma në nder të babait të tij, Steve McQueen, aktori legjendar i filmave, në të njëjtën kohë, ish-pilot i garave automobilistike.
Chad ndoqi hapat e të atit, pasi përveç aktrimit, gjithashtu u bë pilot i garave me makina, ku madje fitoi dhe World Mini Grand Prix në vitin 2012.
Top Channel