Policia u sekuestroi makinën luksoze pas “lojrave” të shpejtësisë, reagon “Hati i Tik-Tok”: Keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot

12/09/2024 19:00

Policia e Tiranës ka gjobitur çiftin e njohur të rrjeteve sociale, Hatixhe dhe Jashar Stojku, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara.

Po ashtu u është sekuestruar edhe makina luksoze Porsche, me të cilët ata udhëtonin.

Në rrjetet sociale Hatixhe, e njohur si Hati, ka reaguar me ironi: Bravo policia për punën e lodhshme dhe t’pandalur! Keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot!

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA