Gati 67.1 milionë njerëz ndoqën debatin presidencial midis demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump, çka përbën një rritje të ndjeshme të nivelit të shikueshmërisë nga përballja e ish presidentit me kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë Joe Biden, që detyroi këtë të fundit të hiqte dorë përfundimisht nga përpjekja për të siguruar një mandat të dytë në krye të shtetit.
Debati i qershorit mes Biden-Trump, u ndoq nga 51.3 milionë shikues. Pavarësisht kësaj, audienca e së martës ishte larg shifrës rekord prej 84 milionë shikuesish, në vitin 2016, gjatë debatit të parë presidencial ndërmjet demokrates Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump.
Edhe debati i parë Biden-Trump në 2020, pati tërhequr 73.1 milionë vetë. Aktualisht nuk janë planifikuar debate të tjera mes dy kandidatëve presidencialë, megjithëse ka pasur zëra dhe rrjeti “Fox News Channel” ka ofruar publikisht alternativa. Përballja mes Trumpit dhe Harris u organizua nga ABC Neës dhe u mbajt në Qendrën Kushtetuese Kombëtare në Philadelphia, që konsiderohet si një prej shteteve të rëndësishme në zgjedhje.
Në sallë nuk kishte aduencë live, ndërsa bashkëbiseduesit ishin relativisht afër mes vete. Kanali CBS do të organizojë tani një debat mes kandidatëve për postin e nënpresidentit, ku demokrati Tim Walz do të përballet me republikanin JD Vance.
Top Channel