Seanca e sotme plenare u shoqërua me debate të shumta pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili paraqiti në Parlament dy biseda, që sipas tij janë bërë në Sky ECC, për caktimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës nga grupet kriminale.

Deputeti socialist Erjon Braçe i është përgjigjur ashpër akuzave të Bardhit.

“Këtu në sallën e kuvendit u lexuan komunikim mes dy kodeve në encrocat, të supozuar bandit. në atë komunikim flitet për Mondin dhe u tha se ai është drejtori i policisë së Shkodrës.

Mondi është bërë drejtor i policisë së Shkodrës në tetor 2023 ndërsa në komunikimi është në vitin 2021. Sa për zëdhënës të filan banditi apo fistek banditi mos më bëni të hap libra se po hapa libra, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers”, tha Braçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA