“Unë kandidati i PD për kryeministër në zgjedhje”, Berisha: Kush të dojë të më sfidojë pas zgjedhjeve

11/09/2024 13:00

Pavarësisht se sot u mor i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv, ish kryeministri Sali Berisha deklaroi para Prokurorisë se nuk do të tërhiqet nga kandidimi për kryeministër i vendit në zgjedhjet parlamentare të 2025

Do jeni kandidati për kryeministër i PD?

Berisha: Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do të ketë një garë për kryeministër. Cilido që dëshiron të vijë ta sfidojë Sali Berishën.

Në zgjedhje do të jeni ju? Lideri i fushatës do të jeni ju?

Berisha: Pa diskutim. Edhe i fitores.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA