
23/02 17:35
Pas debatit me Kamala Harris, Donald Trump u shpreh se ishte ai që e fitoi këtë debat.
Në një intervistë të dhënë për “Fox and Friends”, kandidati republikan tha se nuk ishte i sigurt nëse do të zhvillonte një debat të dytë presidencial me rivalen e tij demokrate.
“Epo, do të jem më pak i prirur sepse kaluam një natë të mrekullueshme. Ne e fituam debatin”, tha Trump.
Gjithashtu ai tha se mund të ishte i gatshëm për një debat të dytë, vetëm nëse do të mbahej në FoxNews, por pa Martha MacCallum dhe Bret Baier si moderatorë.
Top Channel