Trump dhe Harris deklarojnë fitoren pas debatit. Demokratët kërkojnë një përballje të dytë në tetor

11/09/2024 07:33

Në përfundim të debatit presidencial 90 minutësh, të dyja kampet kanë deklaruar se e kanë fituar përballjen në ABC NEWS. 

“Mendoj se ishte debati im më i mirë ndonjëherë, veçanërisht pasi ishte tre me një”, shkruan Donald Trump në rrjetin e tij social menjëherë pas debatit. 

Në të njëjtën kohë edhe demokratët kanë deklaruar fitoren në përfundim të këtij debati. 

“Fituesja e mbrëmjes”, shkruajnë demokratët në rrjetin “X”, teksa statusin e shoqërojnë me foton e Kamala Harris. 

Stafi i zv.presidentes ka avancuar më tej duke kërkuar një tjetër debat në tetor. 

“Ishte kënaqësi. Le ta bëjmë përsëri në tetor”, shkruan zëdhënësi i fushatës së Harris, Brian Fallon. 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA