Para se të futej brenda SPAK-ut ku do të njihet me akuzën për çështjen që është nën hetim, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal për të dhënë një deklaratë para gazetarëve.
‘Nuk ka asnjë provë, dëshmi apo dokument që të tregojë se kam kërkuar apo kam bërë presion ndokujt që të firmosë qoftë dhe një dokument të vetëm në procesin e njohjes dhe kthimit të pronës dhe të të drejtës së parablerjes, në rastin e privatizimit të klubit Partizani’-tha Berisha para SPAK, ndërsa nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Sali Berisha: Në dosjen e Klubit Partizani nuk ka absolutisht çështje penale; mungon fakti penal dhe shteti nuk ka humbur asnjë cent para publike, përkundrazi veç ka fituar nga zbatimi i ligjit.
Sali Berisha u vu nën arrest me kallëzimin e rreme të Taulant Ballës se toka ne territorin e Klubit Partizani nuk ju takonte pronarëve mbasi ishte shpronësuar nga autoritet italiane. Prokurorët e dinin që ky ishte mashtrim sepse fletoret zyrtare të vitit 1942-1943 faktojnë qartë se ajo toke nuk është shpronësuar kurrë por ishte vendosur nën rekuizim për 6 muaj.
Nga dhjetëra zyrtar që kanë firmosu dokumentet e procesit të njohjes dhe kthimit të pronarët legjitim të tokës së konfiskuar nga regjimi komunist dhe para blerjen prej tyre të objekteve të Klubit Partizani asnjë nuk është në ndjekje penale sepse ata kanë zbatuar strikt ligjet e vendit. Firma e Sali Berishës nuk ekziston në asnjërin prej këtyre dokumenteve.
Nuk ka asnjë provë, dëshmi apo dokument që të tregojë se Berisha ka kërkuar apo ka bërë presion ndokujt që të firmosë qoftë dhe një dokument të vetëm në procesin e njohjes dhe kthimit të pronës dhe të të drejtës së parablerjes, në rastin e privatizimit të klubit Partizani.
Në vitet 2006-2013 nuk ka asnjë ligj apo VKM nominative të miratuar në lidhje me pronësinë dhe privatizimin. Të gjithë ligjet dhe VKM janë miratuar për të gjithë popullsinë dhe prej tyre pa asnjë diskriminim kane përfituar nga procesi i njohjes, rikthimit dhe parablerjes së objekteve nga ish-pronarët legjitimë mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë.
Ndër këta pronarë të ligjshëm, dhëndri im, Jamarbër Malltezi ka përfituar 410 metër katror tokë te Klubi Partizani të trashëguar nga familjarë të tij, ndër ta edhe të pushkatuar nga regjimi komunist.
Ky qëndrim ligjor dhe kushtetues i qeverisë së Partisë Demokratike është krejtësisht i kundërt nga qëndrimi i Edi Ramës i cili me vendim të personalizuar VKM nr 183 dt i dha të vëllait, Olsi Rama, 37,000 m2 duke ua marrë në kundërshtim me ligjin pronarëve legjitimë; apo që përmes 4 VKM të personalizuara i dha me 1 euro gazetarit të tij Karlo Bolino, 4500 m2 të nga e cila 1500 m2 familja Begeja pronare të tjerë fisnikë ia kishin lënë komunitetit për ndërtimin e një shkolle të mesme.
Së fundmi rezulton se me manipulime dhe mashtrime Edi Rama ka marrë në Kanionin e Gjipes 224,000 m2 tokë, me emrin e nënës dhe familjarëve të tij, nënës së tij, pa patur asnjë dokument zyrtar kadastral apo shpronësimi nga ndonjë qeveri.
Zhvillimi i pronës private të rikthyer pesë familjeve të truallit të Klubit Partizani është kryer nga 3 trashëgimtarë të tyre, sipas vullnetit të tyre dhe në përputhje të plotë me ligjet e vendit.
Të gjitha lejet e zhvillimit të kësaj prone janë dhënë nga Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.
Asnjeri nga këta 3 partnere private nuk ka përfituar asnjë cent nga qeverisja e Sali Berishes dhe asnjë dëm nuk I është shkaktuar shtetit.
Sali Berisha u vu nën arrest me pretendimin se ai ka nisur procesin e privatizimit te Klubit Partizani dhe ka ka ndryshuar destinacionin.
Ndërkohe dokumentet zyrtare provojnë se privatizimi është nisur nga qeveria socialiste kurse ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv ne truall ndërtimi është bere nga Edi Rama.
Ne rastin e ndërrimit te destinacionit të Klubit Partizani ku shteti nuk ka humbur asnjë qindarke, SPAK ka anashkaluar të gjitha vendimmarrjet e bashkisë së Edi Ramës dhe ka shkuar drejt e tek Kryeministri i vendit, i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese e kishte të ndaluar t’i ndryshonte ato. Ndërsa për analogji në rastin e inceneratorëve ku dëmi llogaritet në qindra miliona euro Spak-prokuroria private e Edi Ramës në vend që të hetojë, akuzojë apo arrestojë Edi Ramën që në kundërshtim me ligjin dhe qëndrimin kundër të dy ministrave i dha bonusin kompanisë së paregjistruar. Ata kanë arrestuar një drejtor bashkie qe ka bërë propozimin për dhënien e bonusit!
Sot unë po shkoje të marrë akuzën politike dhe të njihem me materialet që kanë manipuluar ose fshehur në kundërshtim me ligjin për të justifikuar aktin e tyre kriminal akuzën pa asnjë prove fakt apo dokument, por vetëm të diktuar nga Edi Rama.
Ne katër raportimet dy mujore të SPAK në gjykatë nuk ka dalë asnjë prove dhe nuk është përmendur as si emër Sali Berisha, ndërkohë që drejtësia politike e ka mbajtur 9 muaj në arrest. Në këto raportime, qe përbëjnë akte zyrtare, kanë dale manipulime flagrante nga prokurorët politik Dumani, Kraja, e Millonai.
Ky vendim pa asnjë baze ligjore ndaj Sali Berishës në vitin elektoral përfshirë dhe izolimin dhe pamundësimin e aktivitetit si deputet dhe lider opozite prej gati 1 viti, është dëshmi se Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’i zgjatur jetën regjimit te tij, duke shndërruar krimin politik në votë dhe votën në krim.
Ky vendim është gjithashtu një dëshmi e qëndrimeve të Edi Ramës për një Shqipëri pa opozite, njëlloj si i ati i tij Kristaq Rama – ish zëvendësi Nexhmije Hoxhes-që në gusht të vitit 1988 firmosi varjen publike në litar të kundërshtarit politik, poetit disident Havzi Nela.
Sot gjithashtu unë dua te informoj shqiptaret se ky vendim vjen pasi Edi Rama dhe prokurorët mercenar te SPAK dështuan me turp, pasi tentuan në mënyrë të përsëritur të blejnë heshtjen time dhe të Partisë Demokratike, për lidhjet e tyre me bandat, krimin, drogën dhe për larjen e parave.
Këtu para jush, ju deklaroj shqiptarëve se Sali Berisha është sot me i motivuar se kurrë ne mbrojtjen e interesit publik te qytetarëve shqiptar nga Edi Rama mafia e tij shtetërore shqiptare dhe mafia ndërkombëtare.
Top Channel