Debati mes Donald Trump dhe Kamala Harris është nxehur menjëherë pas pyetjes së parë.
Kamala Harris: Ne kemi pastruar atë që la Trump. Presidenti Trump ka një plan të rrezikshëm projekti 2025.
Trump: nuk kam asnjë lidhje me projektin 2025. Ekonomia jonë kur e lamë gjatë pandemisë ishte me e mirë se kurrë. Furnizuam botën me maska dhe bombula dhe krijuam shumë vende pune.
Harris: Goldman and Sachs ka thene se planini Trump është i plan i keq per ekonominë. Dhe ka mbeshtetur planin tim për ekonominë
Trump: Ajo ska plan. Plani eshte kopje e planit të Biden. Plani i saj janë kater fjali të kopjuara. Ajo është një marksiste. Babai i saj ka qenë marksist. 21 milionë njerëz, më shumë se shteti i Neë Yorkut, shumica kriminelë, kane ardhur në vendin tone. Ata dhe kjo kanë shkatërruam vendin.
Debati për abortin
Trump: Arsyeja pse po votoj kundër abortit është se tani ata kanë abortin deri ne muajin e 9. Këta janë radikalë. Zgjedhja e saj për zv president është një nga ata që mbështesim abortin në muajin e 9 deri pasi të ketë lindur që quhet vrasje. Kjo cështje na ka ndarë për 50 vjet. Të gjithë donin ta çonin në shtete por të paktën ne e cuam votën tëk njerëzit
Harris: Siç thashë do dëgjoni shumë gënjeshtra. Në mbi 20 shtete tani ndalohet aborti. Për shkak të Trump dhe në rastin kur ka përdhunim. Trump nuk duhet ti thotë njerëzve cfarë të bëjnë. Viktima incesti apo përdhunimi nuk duan Trump ti thotë çfarë të bëjnë. Në projektin 2025 të Trump do ketë një ndalim aborti.
Trump: Unë bëra atë që nuk mendoi asnjë që ishte e mundur. Sa për ndalimin e abortit, nuk jam pro. Por ska rëndësi sepse nuk varet nga unë por shtetet. Njësoj si me kreditë e studentëve që nuk u miratua edhe pse u trumbetua nga Harris dhe bosi i saj që është në plazh
Harris: Mbështes rifutjen e mbrojtjes së të drejtës për abortin. Gratë që punojnë dhe nuk munden të përballojnë shpenzimet duhet të udhëtojnë në shtete të tjera për të marrë shërbim shendetësor.
Trump: Një tjetër gënjeshtër. Sa për in vintron kam qenë lider për fertilizimim. Pse nuk e pyesni a i mbështet abortin në muajin e 7?
Top Channel