Selena Gomez ka zbuluar se nuk do të jetë në gjendje të lindë një fëmijë për shkak të problemeve të vazhdueshme mjekësore, që do të thotë se shtatzënia do të përbënte rrezik si për veten ashtu edhe për fetusin.
Në një intervistë me “Vanity Fair” , këngëtarja e njohur dhe ish-ylli i Disney tha se ajo kishte planifikuar të krijonte një familje në kohën kur të mbushte 35 vjeç.
“Nuk e kam thënë ndonjëherë këtë, por për fat të keq nuk mund të mbaj fëmijët e mi. Kam shumë probleme shëndetësore që do të vënë në rrezik jetën time dhe të foshnjës. Kjo ishte diçka që më hidhëroi për një kohë të gjatë”, shtoi Selena.
32-vjeçarja nuk specifikoi se cilën problemi shëndetësor në intervistë, por më parë ka folur publikisht për diagnostikimin me lupus në vitin 2015, një sëmundje ku sistemi imunitar sulmon indet dhe organet e veta. Një vit më vonë ajo u diagnostikua gjithashtu me ankth dhe depresion, të cilat mund të lidhen me lupusin dhe disa medikamente të marra për të menaxhuar gjendjen.
Gomez iu nënshtrua një transplanti të veshkave në vitin 2017 për shkak të lupusit. Në vitin 2020, ajo u diagnostikua me çrregullim bipolar, pasi përjetoi një episod psikotik gjatë të cilit dëgjoi zëra dhe tentoi vetëvrasjen.
Në vitin 2022, ajo tha për “Rolling Stone” se nevoja e saj për të qëndruar në dy medikamente të veçanta që merr për çrregullimin bipolar mund ta lërë atë të paaftë për të pasur një shtatzëni të sigurt. “Kjo është një gjë shumë e madhe, e madhe, e pranishme në jetën time”, tha ajo në atë kohë.
Gomez ka thënë gjithashtu se do të ishte e hapur për birësim, pjesërisht për shkak se nëna e saj ishte birësuar.
“Unë ndoshta nuk do të isha këtu nëse nëna ime nuk do të ishte birësuar. Nuk e di se si do të kishte qenë jeta e saj. Ajo dhe unë jemi shumë mirënjohës për mënyrën se si ka shkuar jeta”, tha artistja.
Gomez i tha “Vanity Fair” se mund të bëhet ende prind përmes një rruge të tillë si birësimi ose surrogacia. “Nuk është domosdoshmërish ashtu siç e kam imagjinuar. Mendova se do të ndodhte ashtu siç ndodh për të gjithë. Por unë jam dakord me këtë. Më duket një bekim që ka njerëz të mrekullueshëm që janë të gatshëm të bëjnë surrogaci ose birësim, të cilat janë të dyja mundësi të mëdha për mua”, përfundoi ajo.
Top Channel