“Ish-bashkëpunëtorët e quajnë Trump të papërshtatshëm”, Harris e sulmon, përgjigjet ish-Presidenti: Me ty përfundojmë si Venezuela

11/09/2024 03:39

Kandidatja demokrate, Kamala Harris ka cituar disa nga ish bashkëpunëtorët e Donald Trump gjatë kohës kur ishte President, të cilët kanë deklaruar se ai është i papërshtatshëm për atë pozicion. 

Gjatë debatit Presidencial, Trump tha se me Kamala Harris, bota mund të përjetojë luftën e tretë Botërore, ndërsa amerikanët mund të përfitojnë si Venezuela. 

Harris: Trafikimi ilegal i drogës në kufi mund të luftohej me ligjin që propozuam ne që ndaloi Trump. Ju ftoj të shkoni tek një nga mitingjet e tij. Ai flet për karaktere fiktive dhe sflet asnjherë për njerëz si ju. 

Trump: Asnjë nuk shkon tek mitingjet e saj. Ajo i paguan njerëzit për të marrë pjesë. Do përfundojmë në luftën e 3 botërore me këtë që kanë bërë. Në Springfield ilegalët po hajnë kafshët qentë e macet e banorëve. Do përfundojmë si Venezuela me steroide. 

Harris: Kjo është një nga arsyet, ektremizmi i tij, që kam mbështetjen e 200 republikanëve, përfshirë çiftin Cheney. Ish stafi i tij e quan atë të pa përshtatshëm. 

Trump: Unë jam ndryshe. Unë ata njerëz i kam pushuar nga puna. Këta skanë pushuar asnjë nga puna. Shikoni inflacionin ekonominë. Kjo është mënyrë e mirë për të mos shkruar kundra teje. Por unë kam marrë më shumë vota se cdo republikan në histori. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA