Kjo recetë që shihni tregon se në spital mungojnë medikamentet kryesore të kimios.
Ajo është një tregues që pacienti iu është drejtuar farmacive me radhë për të kërkuar barnat. Një medikament që është për përdorim spitalor dhe nuk mund të jetë në rrjetin privat farmaceutik.
“Nëse janë blerë barna citostatik brenda spitalit, po po është e vërtetë të mos bëjmë sikur tani e morëm vesh. Farmacistët përditë përballen me kërkesa të ardhura nga familjarë të qytetarëve që nuk gjejnë barna për familjarët e tyre, është e vërtëtë, a është e tanishme, jo nuk është, është që kur ka ndodhur privatizimi i sektorit farmaceutik.
Nga informacionet që unë kam, ka rezultuar se depot e kanë pasur një barn citostatik por spitalet nuk e kanë tërhequr. familjarët e kanë kërkuar në farmaci, ju lutem ma siguroni”, u shpreh Diana Toma, ish-presidente e Urdhrit të Farmacistëve.
Mungesa e medikamenteve dhe shërbimeve cilësore në sistemin publik, bie ndesh me të drejtat e sanksionuara të pacientit. Panorama e përgjithshme në vendin tonë është e tillë që gjithmonë ka mungesë të medikamenteve dhe alternativat nuk japin efektin e pritshëm.
“Këto janë citostatik nuk mund të jenë kurrsesi në një treg të lirë, janë barna spitalor, pa edhe nëse nuk janë trafikuar nga dr e spitalit në farmacitë e hapur dhe ti e gjen kemi të bëjmë me shkelje ligji. Por ndodh kur ka mungesa kompanitë i fusin kontrabande kemi të bëjmë me shkelje ligje, kur ke njërin e shtrenjtë sëmurë që po humb jetën ti do zgjidhje për mendimin tim është një akt kriminal i cili nuk duhet të ndodhë, sidomos trafikimi i barnave nga farmacitë shtetërore në privat dhe duhet hetime emergjente për këtë situatë”, u shpreh Eglantina Bardhi, Shoqata “Together for Life”.
Top Channel