Debati presidencial, Harris: Mamaja ime kurseu për të blerë shtëpi, nuk trashëgova 14 milionë USD. Trump: Babai më dha pak nga pasuria, e ktheva në miliarda

11/09/2024 09:56

Kandidatja demokrate, Kamala Harris e ironizoi rivalin e tij duke thënë se u rrit nga një mama që kurseu për të blerë shtëpinë e saj dhe nuk trashëgoi miliona, duke nënkuptuar pikërisht Donald Trump. 

Si përgjigje, rivali republikan tha se pak nga pasuria e të atit mori, por e shumëfishoi atë. 

Trump: Numri i ilegalëve është shumë më i lartë se ata kanë lënë kriminele terroristë etj këtu. Krimi në Venezuelë është më i ulët se i ka marrë kjo këtu. Po shkatërrojnë përbërjen e vendit

Harris: Trump është akuzuar për shumë krime. Le të jemi të qartë se kush e ka zbatimin e ligjit seriozisht. Duhet të adresojmë temën e ekonomisë, strehimit, çmimin e ushqimeve. 

Trump: Po i fitoj ato çështje të cilat janë sulme nga prokurorët që këta kanë vënë kundër meje. është armë kundër meje edhe përdorje e sistemit të drejtësisë. 

Harris: Trump ka thënë qartë se do të përdorë sistemin e drejtësisë dhe do ta sulmojë atë. 

Trump: unë mora plumb në kokë vetëm se keta përdorën sistemin e drejtësisë. 

Harris: Jam rritur nga një mama që punoi dhe kurseu për të blerë shtëpinë e parë kur isha adoleshente. Nuk kam trashëguar 14 milionë në një pjatë argjendi duke bërë evazion fiskal. Ajo që është e rëndësishme është që lideri ti ngrejë njerëzit lart jo ti ulë poshtë. 

Trump: Nuk më ka dhënë njeri 400 milionë. Shumë pak nga pasuria e babit mu dha dhe i ktheva në miliardë. Kamala shkoi në Minneapolis dhe mbroi ata që bënë krime duke i nxjerrë nga burgu. Gërmimi për naftë në Pensilvania do ndalojë nëse ajo zgjidhet se ajo është kundër gërmimit. Jam fans i energjisë solare por ska mjaftushëm hapësirë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA