Debati për 6 Janarin, Trump: I kisha fituar zgjedhjet, mbështetësve u thashë hajdeni paqësisht. Harris: Nëse ti humbet zgjedhjet, ke folur për gjakderdhje

11/09/2024 04:06

Një pyetje gjatë debatit presidencial ishte edhe për sulmin në Kongresin Amerikan në 6 janar 2021. 

Trump: Për 6 Janarin, unë i thashë mbështetësve hajdeni paqësisht. Asnjë nuk u vra në anën tjetër. Kur do dënohen ilegalet që kryejnë krime këtu apo ata që dogjën Minneapolis? Skam bërë asgjë në 6 janar thjesht një fjalim. I ofrova gardistë, por Pelosi dhe Kryetari i Bashkisë së Washington DC janë përgjegjës.

Harris: Isha atje atë ditë. Ai realizoi një plan për të dhunuar institucionin e Kongresit. Të gjithë ata që e mbajnë mend 6 janarin u them të mos shkojmë mbrapsht. Ti japim fund kaosit. Nëse përfundimi i këtyre zgjedhjeve nuk është pro Trump ai ka thënë se do këtë gjakderdhje

Trump: ka qenë në kontekstin e energjisë dhe është hedhur poshtë. Këta mund të firmosin mbylljes e kufirit. Mund ta çojnë Presidentin nga gjumi dhe ai vetëm duhet ta firmosë. Ka shumë prova që fitova, kisha marrë 75 milionë vota. Më shumë se askush. 

Harris: Liderët botëror e tallin Trump dhe e quajnë një turp, duke iu referuar të gjitha atyre cështjeve që ka humbur. 

Trump: Viktor Orban, një lider i fortë, ka thënë, kur e pyetën pse është Bota në këtë gjëndje, ai tha duhet të kthehet Trump: “ai ishte presidenti që e kishin të gjithë frikë”. Dhe do ju them nje sekret: Biden e urren këtë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA