SPAK po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe këtë të mërkurë në orën 12 do të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme, për t’i komunikuar akuzën.
Ndërkohë hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili duhet të paraqitet sot për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.
Por nuk bëhet me dije se cilat janë akuzat e zyrtarizuara nga SPAK, të cilat duhet t’u bëhen prezente Berishës prej dhjetorit 2023 nën arrest shtëpi.
Nën arrest shtëpie është edhe Jamarbër Malltezi, ndërsa Fatmir Bektashi vazhdon të jetë në detyrim me paraqitje.
Vjeshtën e 2023 Gjykata e Posaçme shpalli tre masa sigurie duke vendosur detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit, i cili nuk u paraqit për t’u njohur me masën, kurse dhëndri i tij nga arrest me burg përfundoi nën arrest shtëpie.
Ndërkohë, Flamur Noka dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, kanë mobilizuar deputetët e opozitës që të mblidhen sot para godinës së Prokurorisë së Posaçme rreth orës 12:00.
Top Channel