Berisha i pandehur për dosjen “Partizani”, vjen reagimi i parë nga PS: Të bëhet burrë dhe të mos i arratiset përgjegjësisë me retorikë politike

11/09/2024 14:03

Një orë pasi SPAK mori të pandehur ish-kryeministrin Sali Berishën me akuzën e korrupsionit pasiv, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste.

Deputeti socialist, Petro Koçi, shprehet se “sot foli drejtësia dhe shteti ligjor”. Ai kujton raste të tjera për të cilat PS akuzon Sali Berishën, përfshirë vrasjen e katër protestuesve në 21 janar 2011.

“Berisha përfundon si i akuzuar për korrupsion. Për një çështje që në bëmat e tij zë një vend të vockël. Publiku do të mirëpriste hetimin serioz e të plotë për çështje më të rënda, ku bën pjesë edhe vrasja shtetërore në bulevard e 4 protestuesve të opozitës socialiste.

Gjithsesi, ditën e sotme mund ta deklarojmë si ditën kur në këtë Republikën me SPAK, flet drejtësia dhe shteti ligjor. Është ditë që dëshmon se pandëshkueshmëria po mundet dhe se karma e ligjit nuk harron gjithmonë.

Njeriu i shtetit paralel, revolucionari komunist i antikomunizmit, sundimtari absolut i Partisë Demokratike po paguan bëmat për të cilat nuk ia ka fajin as SPAK, as PD, as PS as Edi Rama, as Altin Dumani, por vetëm makuterua e pakontrolluar e fëmijëve dhe dhëndrit të tij për t’u pasuruar.

Berisha u “zgjodh” në krye të PD pasi u shpall non grata dhe pasi mori vesh hetimet e SPAK për procesin e korruptuar ‘antiPartizani’ duke shpresuar se kjo do t’i garantonte imunitet. Shteti ligjor po fiton terren dita ditës mbi kampionet e korrupsionit. E ftoj Berishën të bëhet burrë dhe të mos i arratiset përgjegjësisë me retorikë politike”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA