Ish-kryeministri Sali Berisha doli sot i buzëqeshur nga banesa e tij pas 257 ditësh nën arrest shtëpiak, për t’iu drejtuar SPAK, aty ku do të njihet me akuzën.
‘Sot ndihem më i motivuar se kurrë’ , tha Berisha para gazetarëve poshtë banesës së tij në një fjalim të shkurtër para se të hipte në makinë dhe t’i drejtohej SPAK-ut.
Berisha: Ndjehem më i motivuar se kurrë për fitore! Rama nuk na e cakton dot kandidatin për kryeministër Unë ju prisja atje që të bëja deklaratën time, por atje duhet ta bëj.
Si ndjeheni pasi keni dalë pas 8 muajsh?
Berisha: Ndjehem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë. Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha.
Çfarë vendimi prisni sot nga SPAK?
Berisha: Një trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim.
A keni kandidat rezervë për kryeministër?
Berisha: Këtë do Edi Rama, por jo, nuk mund t’ia caktojë kurrë kandidatin as kryeministrin, as kryetarin e partisë kësaj partie. Sot është forca politike më sovrane?
Ju çfarë doni zoti Berisha?
Berisha: Që t’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.
Top Channel