Foto Ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë në aksin “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, Fushë Arrëz.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30, ku Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Sh. Ll. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA